Si ta ndryshoj gjuhën në aplikacionin SplitEase?
Gjuhën e zgjidhni herën e parë që hapni SplitEase dhe mund ta ndryshoni në çdo kohë.
Hapat
- Shkoni te Profili (Profile).
- Te Preferencat (Preferences), prekni Gjuha (Language).
- Zgjidhni një gjuhë. Aplikacioni rinis në atë gjuhë.
Nëse gjuha juaj nuk është ende në listë, aplikacioni shfaqet në anglisht. Kjo Qendër Ndihme është e disponueshme në më shumë gjuhë se aplikacioni.
Aplikacioni SplitEase nuk është ende i disponueshëm në shqip. Emrat e butonave në kllapa janë ato që do të shihni në ekran.