Si të krijoj një grup në SplitEase?

Një grup mbledh shpenzimet që ndani me të njëjtët njerëz, si shokët e banesës ose miqtë në një udhëtim. Çdo shpenzim në SplitEase i përket një grupi.

Hapat

  1. Në skedën Kreu (Home), prekni + I ri (+ New) pranë grupeve tuaja.
  2. Prekni ikonën për të zgjedhur një emoji për grupin, pastaj shkruani një emër.
  3. Te Monedha (Currency), zgjidhni monedhën në të cilën do të jenë shumica e shpenzimeve.
  4. Prekni Shto nga kontaktet ose me numër telefoni (Add from contacts or by phone) për të shtuar miq që e përdorin tashmë SplitEase. Mund ta kaloni edhe këtë hap dhe t'i ftoni njerëzit më vonë.
  5. Prekni Krijo (Create).

Plani Free përfshin deri në 3 grupe. SplitEase+ e heq këtë kufi.

Aplikacioni SplitEase nuk është ende i disponueshëm në shqip. Emrat e butonave në kllapa janë ato që do të shihni në ekran.

Pyetje të ngjashme

Ju duhet ende ndihmë?

Na shkruani dhe do t'ju përgjigjet një person nga ekipi i SplitEase.

Kontaktoni mbështetjen
Gjuha: Shqip