Si të shtoj një shpenzim?
Shtoni një shpenzim kur dikush paguan për diçka që grupi e ndan. SplitEase përditëson bilancin e të gjithëve sapo ta ruani.
Hapat
- Prekni butonin + në mes të shiritit të skedave, ose hapni një grup dhe prekni Shto shpenzim (Add expense).
- Kontrolloni grupin lart, pastaj vendosni Shuma (Amount) dhe për çfarë ishte.
- Te Paguar nga (Paid by), zgjidhni kush pagoi.
- Te Ndarja (Split), zgjidhni kush e ndan koston dhe si. Si parazgjedhje, ndahet në mënyrë të barabartë.
- Prekni Ruaj (Save).
SplitEase sugjeron një kategori nga përshkrimi. Mund ta ndryshoni para se ta ruani.
Për të paguar në një monedhë tjetër, prekni simbolin e monedhës pranë shumës.
Aplikacioni SplitEase nuk është ende i disponueshëm në shqip. Emrat e butonave në kllapa janë ato që do të shihni në ekran.