Si të skanoj një faturë për të shtuar një shpenzim?
Skanimi i faturave lexon totalin dhe detajet nga një faturë, që të mos keni nevojë t'i shkruani. Është pjesë e SplitEase+.
Hapat
- Prekni butonin +, pastaj Skano (Scan).
- Bëni një foto të gjithë faturës, ose zgjidhni Galeria (Library) ose PDF për të përdorur një skedar që e keni tashmë.
- Kontrolloni detajet që gjeti SplitEase dhe prekni Përdor (Use).
- Rishikoni kush pagoi dhe si ndahet, pastaj prekni Ruaj (Save).
Imazhi ngarkohet në SplitEase për t'u lexuar. Shihni Politikën e privatësisë për mënyrën si trajtohet.
Skanimi mund të gabojë. Kontrolloni gjithmonë shumën para se ta ruani.
Aplikacioni SplitEase nuk është ende i disponueshëm në shqip. Emrat e butonave në kllapa janë ato që do të shihni në ekran.