Si t'i eksportoj shpenzimet e një grupi?
Mund t'i nxirrni shpenzimet e një grupi nga SplitEase në një skedar për evidencën tuaj ose për t'i ndarë me të tjerët. Është pjesë e SplitEase+.
Hapat
- Hapni grupin, pastaj Cilësimet e grupit (Group settings).
- Prekni Eksporto regjistrin (Export ledger).
- Zgjidhni PDF, CSV ose Excel. Aktivizoni ose çaktivizoni Përfshi barazimet (Include settlements).
- Prekni Eksporto (Export), prisni skedarin, pastaj ruajeni ose ndajeni.
Skedari mund të shkarkohet vetëm një herë. Ruajeni ose dërgojeni para se të mbyllni ekranin.
Aplikacioni SplitEase nuk është ende i disponueshëm në shqip. Emrat e butonave në kllapa janë ato që do të shihni në ekran.